Aksident tragjik në Itali, vdesin 2 shqiptarë, 2 të tjerë rëndë

Mediat vendasve bëjnë me dije se katër të rinjtë po udhëtonin me shpejtësi me një automjet, teksa janë përplasur me murin e një ndërtese.
Pas kësaj, makina ka marrë flakë, duke shkaktuar vdekjen e shtetasve Roger Nani, 17-vjeç nga Shqipëria dhe Valon Morina, 21-vjeç, shqiptar nga Kosova.
Dy të rinjtë nuk mundën të dilnin nga automjeti, teksa kishte marrë flakë. Ngjarja ndodhi në qytetin Loria midis Trevisos dhe Padovas. Mësohet se dy të rinjtë e tjerë janë shqiptarë nga Maqedonia, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe ambulancat, që kanë shuar flakët. /Start/
2012-01-12 08:33