Abuzimi me pronat, pranga 6 zyrtarëve të AKKP-së

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare. Operacioni nisi sot rreth orës 13:00, pas një hetimi të Task Forcës së Prokurorisë së Tiranës, ndërsa arrestimet u kryen nga sektori kundër korrupsionit në Drejtorinë e Policisë.
Mësohet se mes të arrestuarve është edhe drejtori i AKKP-së për Tiranën, Bledar Dervishaj. Zyrtarët e tjerë të arrestuar janë Merita Gjinali dhe Dhimitër Papa, ish-topografë në AKKP, dhe Njazi Ademi, topograf, i licensuar si ekspert.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është shpallur në kërkim Altin Ceni, ish-juristi i AKKP-së Tiranë dhe Ali Aliaj, përgjegjës për sektorin juridik.
Ata akuzohen se në shkelje me ligjin favorizonin persona të caktuar për marrjen e pronave që nuk u takonin. Zyrtarët i ulnin vlerën tokës në bregdet duke e shitur si tokë bujqësore.
/Start/E.B/
2012-01-11 20:25