Marinsi Urrejtje ne syte e Arid Ukes

Një marins i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara ka dëshmuar në gjyqin që po zhvillohet në Gjermani ndaj 21-vjecarit kosovar Arid Uka, i cili në mars vrau dy ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit.
Marinsi Trevor Bruer, 23 vjec, ndodhej në autobusin e trupave amerikane kur Uka hapi zjarr dhe shpëtoi vetëm pasi shqiptarit iu bllokua pistoleta.
“Në punën tonë ne presim rreziqe, por këtë nuk e prisnim në Evropë ose në Amerikë. Unë e pash vrasësin në sy dhe në sytë e tij kishte urrejtje”, ka dëshmuar Bruer.
Nga ana e tij, Uka e ka pranuar vrasjen që në muajin gusht kur u hap dhe procesi ndaj tij, por sipas ligjeve të Gjermanisë gjykata duhet të dëgjojë të tëra dëshmitë.
Më dy mars, në aeroportin e Frankfurtit, Arid Uka vrau dy ushtarët amerikanë Nicholas Alden dhe Zackhary Kudebak, përkatësisht 25 dhe 21 vjec.
Gjatë të shtënave ai plagosi edhe dy ushtarë të tjerë, Christopher Schneider dhe Edgar Veguilla dhe për rrjedhojë akuzohet edhe për tentativë vrasjeje.
Nga hetimet e kryera nga policia gjermane është arritur në përfundimin se, edhe pse Uka veproi i nxitur nga urrejtja, ai nuk ishte rekrutuar nga ndonjë celulë esktremiste islamike.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Pejë, dy fëmijë humbin jetën nga zjarri
Dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri, rënë në shtëpinë e tyre në Pejë, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së martë. Qarkullimi për në Bërnjak, i lirë
KFOR-i konfirmoi se pika kufitare Kosovë-Serbi, në Bërnjak, është e hapur për qarkullim. Kjo është bërë e mundur pasi në afërsi të fshatit Banjsë, serbët e hoqën vullnetarisht një barrikadë. Vjenë, Thaci takon kancelarin austriak
Kryeministri Hashim Thaci ndodhet për një vizitë zyrtare në Austri, ku është pritur nga kancelari austriak, Verner Faiman.
Tenton heqjen e barrikadave, prangoset
Atë që KFOR-i nuk e ka bërë për ditë me radhë, heqjen e barrikadave të serbëve në Mitrovicë, tentoi ta bënte një shqiptar i cili me mjetin e tij, një buldozer ka tentuar heqjen e barrikadës kryesore, atë mbi urën e lumit Ibër, urë që lidh veriun dhe jugun e Mitrovicës. “VV” prish debatin për vizat
Devijon debati publik për “Liberalizimin e Vizave” me Bashkimin Europian, në një kolegj privat në Prishtinë.
Lajmet kryesore
Durrës, gjendet i vdekur oficeri i SHISH-it
Dyshohet për vetëvrasje
Arvizu në “Fiks Fare”: Të kufizohet imuniteti
Tunizi, islamikët e moderuar shpallin fitoren
Spitalet siriane, qendra torturash
Pejë, dy fëmijë humbin jetën nga zjarri