Tadic Kosova ceshtje serioze

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic deklaroi të hënën se Kosova është një cështje e madhe për mbarë botën dhe se zgjidhja e saj është shumë e vështirë.
“Kosova është një problem jashtëzakonisht i madh, jo vetëm për serbët dhe shqiptarët, por për Evropën dhe gjithë botën. Zgjidhja e këtij problemi, vështirë të arrihet”, tha Tadic.
Duke folur para një grupi gazetarësh, Tadic theksoi se nuk mund të garantojë zgjidhjen e problemit të veriut brenda dhjetorit, kur pritet të jepet edhe rekomandimi i BE për dhënien e statusit të kandidatit.
Presidenti serb nënvizoi gjithashtu se ditën e diel ka zhvilluar Kosova është një problem jashtëzakonisht i madh për Evropën dhe gjithë botën. Zgjidhja e këtij problemi, vështirë të arrihet
Boris Tadic
President i Serbisë një bisedë “të hapur dhe konstruktive” me përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës.
“U thash se si duket situata reale politike, potenciali i Serbisë për të mbrojtur interesat e saj në Kosovë dhe parimet që do të zbatojmë në muajt e ardhshëm, nga të cilët nuk do të tërhiqemi”, deklaroi Tadic.
Krerët lokalë serbë nuk bien dakort me Tadic
Por serbët e veriut të Kosovës nuk u pajtuan me presidentin Tadic, me të cilin patën një takim për pesë orë me radhë.
Ata thanë se është e vështirë të pranohet që EULEX-i të qarkullojë lirshëm nëpër këtë zonë pasi nuk ka garanci se nuk do të transportojnë punonjësit e doganave dhe Policisë së Kosovës.
Por, po ashtu, sipas tyre, EULEX-i është duke zbatuar planin e Ahtisarit që nënkupton pavarësinë e Kosovës.
Katër kryetarët e komunave të veriut thanë se nuk është arritur një progres substancial në bisedimet me presidentin serb.
Sllavisha Ristic, kryetar i Zubin Potokut, tha se Tadic kërkoi lëvizjen e lirë për EULEX-in, por për këtë duhet pyetur populli.
Tadic, letër serbëve të Kosovës
Disa ditë më parë, presidenti Tadic u dërgoi një letër serbëve të Kosovës, ku i ftonte ata që të shmangnin dhunën.
Tadic ftonte serbët që të gjenin një zgjidhje me KFOR-in në mënyrë që të kalohej problemi dhe zonat ku janë barrikadat të bëheshin të qarkullueshme.
Në letrën e presidentit serb thuhej se, “duhet lejuar që KFOR-i të qarkullojë në veri, pasi Serbia qëndron prapa tyre politikisht dhe financiarisht”. Veriu i Kosovës
Qarkullimi për në Bërnjak, i lirë
Tenton heqjen e barrikadave, prangoset
Krerët lokalë serbë nuk bien dakort me Tadic
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Pejë, dy fëmijë humbin jetën nga zjarri
Dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri, rënë në shtëpinë e tyre në Pejë, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së martë. Vjenë, Thaci takon kancelarin austriak
Kryeministri Hashim Thaci ndodhet për një vizitë zyrtare në Austri, ku është pritur nga kancelari austriak, Verner Faiman.
“VV” prish debatin për vizat
Devijon debati publik për “Liberalizimin e Vizave” me Bashkimin Europian, në një kolegj privat në Prishtinë. Shqipëria e Kosova, një konsullatë
Shtetasit e Kosovës që jetojnë në shtete të tjera, shumë shpejt do të mund t’u drejtohen konsullatave të Shqipërisë për t’u pajisur me dokumente të ndryshme, për të cilat, në mungesë të konsullatës së shtetit të tyre, është dashur të vijnë në Kosovë. Marinsi: Urrejtje në sytë e Arid Ukës
Një marins i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara ka dëshmuar në gjyqin që po zhvillohet në Gjermani ndaj 21-vjecarit kosovar Arid Uka, i cili në mars vrau dy ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit.
Lajmet kryesore
Durrës, gjendet i vdekur oficeri i SHISH-it
Dyshohet për vetëvrasje
Arvizu në “Fiks Fare”: Të kufizohet imuniteti
Tunizi, islamikët e moderuar shpallin fitoren
Spitalet siriane, qendra torturash
Pejë, dy fëmijë humbin jetën nga zjarri