Halebi-Fortuzi perballja per minibashkine numer 9

Armond Halebi dhe Indrit Fortuzi kandidojne perballe njeri-tjetrit per njesine bashkiake numer 9 ne nje gare qe parashikohet teper e forte. Halebi kerkon nje mandat te dyte nen siglen e PS-se duke u bazuar tek ato qe ka bere keto kater vjet per minibashkine. Nga ana tjeter Fortuzi po provon veten ne nje sfide te re drejtimin e zones ku ka lindur dhe eshte rritur.
Ju kandidoni per Njesine Bashkiake numer 9. Perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter
Armond Halebi PS Mendoj se kam disa avantazhe ndaj kandidatit rival avantazhe qe lidhen si me formimin dhe pervojen time te punes e ate administrative ashtu edhe me njohjen me te thelle te problematikave te zones por edhe te menyrave dhe rrugeve ligjore per zgjidhjen e tyre. Thene ndryshe nga kandidati im rival me dallon nje formim profesional dhe pervoje pune si inxhinier sipermarres dhe drejtues i aktivitetit privat. Se fundit nje pervoja ne drejtim te pushtetit vendor.
Kjo ka qene nje periudhe njezetvjecare rritjeje te vazhdueshme si ne profesion ashtu edhe ne karriere nje periudhe e zhvillimit te ambicies ku aktualisht punoj per mbrojtjen e Grades Shkencore te Doktoratures dhe kandidoj per nje mandat te dyte si Kryetar i Njesise Bashkiake nr. 9. Mendoj se kam nje bilanc pozitiv ne drejtim te Njesise.
Mjafton te shikoni se si po transformohet zona pertej unazes se vjeter blloqet e reja te banimit prej dhjetera hektaresh dhe infrastruktura moderne me investime miliona dollaresh fryt i nje administrimi korrekt por edhe i vendosjes se marredhenieve te mira te bashkepunimit nderinstitucional sidomos me Bashkine Tirane jane nje deshmi evidente e ketij bilanci.
Gjate kesaj periudhe drejtimi une kam synuar te ndertoj nje administrate korrekte te zhveshur nga te gjitha dukurite e korrupsionit indiferences apo arrogances ndaj qytetareve duke e filluar sherbimin ndaj qytetarit me shembullin personal.
Indrit Fortuzi PD Mendoj qe bashkeqytetaret e mi duhet te me votojne mua sepse une deri sot kam treguar qe me pelqen ti bej mire detyrat qe marr persiper dhe me e rendesishmja jam njeri prej tyre i lindur dhe i rritur ne kete zone ne te cilen prej shume kohesh nuk po shohim ndryshimin qe presim.
Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj
Armond Halebi PS Kandidati perballe meje eshte ashtu si dhe une bir i nje familjeje te njohur e te respektuar tiranase e njekohesisht nje star i futbollit shqiptar te njezet viteve te shkuara. Por besoj se formimi im arsimor ashtu si dhe pervoja ime shumevjecare ne prodhim sipermarrje private dhe ne administraten publike perputhen shume me teper me drejtimin dhe administrimin e njesise bashkiake sesa karriera brilante sportive e kandidatit rival.
Prandaj besoj se votuesit do te dine ta bejne kete dallim pasi ata jane pjese e nje elektorati qytetar qe tenton te vleresoje me teper produktin sesa imazhin te vleresoje me teper punen sesa gunen.
Indrit Fortuzi PD Pika me e dobet natyrisht qe eshte partia qe e mbeshtet ne kete kandidim. Mendoj qe keto vite te drejtimit te Tiranes nga Partia Socialiste kane qene te mjaftueshme per te pasur mundesine e permiresimit te jetes ne qytetin tone gje qe nuk ka ndodhur por perkundrazi eshte veshtiresuar. Dhe ketu dua te ngelem edhe ne zonen tone ku eshte e veshtire per mos te thene e pamundur te gjendet nje hapesire e blerte apo nje rrugice e paster pa permendur ketu rruge pa kanalizime apo edhe mungesen totale te parkimit ne njesine tone.
Cili eshte programi juaj per te drejtuar njesine ne kater vitet e ardhshme
Armond Halebi PS Aktualisht po punohet per realizimin e nje projekti te ngjashem zhvillimi ne Bllokun nr.53 dhe gjate kater vjetarit te ardhshem ky model zhvillimi do te shtrihet ne te gjithe zonen. Investime te dukshme do te kete edhe ne sferen e arsimit ne kete kuader eshte miratuar tashme nga Bashkia Tirane fondi dhe eshte hartuar projekti per ndertimin e shkolles se re 9-vjecare ne ish-zonen informale e cila do te lehtesoje shume ecejaket e banoreve te zones dhe femijeve te tyre per ne shkollat brenda unazes se vjeter.
Nje vemendje e rendesishme do ti kushtohet edhe integrimit social te shtresave ne nevoje dhe integrimit profesional te te rinjve. Krahas ketyre nje prioritet te vecante do te kete edhe gjallerimi i jetes kulturore dhe artistike te banoreve te zones si dhe promovimi i identitetit kulturor te tyre.
Indrit Fortuzi PD Prioritet i programit tim do jete ne radhe te pare te bejme kete njesi nje shembull per te gjitha zonat e tjera duke permiresuar jeten ne njesine tone. Do te perqendrohesha ketu tek arsimimi ku ngritja e nje shkolle nentevjecare e cila nuk dihet per cfare arsye ende mungon ne zonen e ish- Uzines Dinamo do jete prioriteti im.
Integrimi i familjeve rome duke arsimuar femijet dhe punesuar prinderit ndertimi i nje klinike shendetesore ne periferine e Don Boskos kanalizimet dhe shtrimi i shume rrugicave te lena ne harrese ne zonen tone krijimi i hapesirave te gjelbra e shplodhese per femije e te moshuar jane prioritetet e programit tim.
Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve
Armond Halebi PS Besoj se te gjitha projektet e permendura me siper kane nje rendesi te pazevendesueshme per qytetaret e njesise bashkiake nr. 9 pasi ato jane pjese e nje zhvillimi kompleks urban qe perfshin njekohesisht infrastrukturen ngritjen e objekteve arsimore e social- kulturore si dhe zbatimin e projekteve te integrimit social e profesional.
Por sigurisht qe keto projekte do te jene ashtu si dhe deri me tani fryt i nje bashkepunimi te ngushte me institucionet e tjera vendore sidomos me Bashkine Tirane si dhe me donatoret shqiptare apo ata te huaj.
Indrit Fortuzi PD Projekti qe kam me perzemer eshte ndertimi i shkolles nentevjecare. Femije qe detyrohen te udhetojne nga Uzina Dinamo per tu shkolluar ne qender te Tiranes ne klasa te tejmbushura dhe ne dy turne me kane bere me te vertete pershtypje. Une do te bej ceshte e mundur qe askush te mos jete i detyruar te shoqeroje femijen per ne shkolle ne distanca kaq te largeta ne njesine tone.
Keta prinder humbin kohe te vyer te cilen mund tia kushtojne punes se tyre duke permiresuar rrjedhimisht dhe jetesen e tyre. Ne qofte se femijet e tyre do shkolloheshin ne zonen ku banojne te dy prinderit te do ishin ne gjendje te punonin duke rritur te ardhurat e familjes se tyre.
Cila eshte politika juaj per taksat vendore
Armond Halebi PS Do te ishte e tepert te flisnim per politike taksash te njesive bashkiake pasi ato per vete karakterin e tyre deri tani nuk kane kompetencen e administrimit te taksave vendore me perjashtim te disa tregjeve publike qe ne gjithe Tiranen numerohen me gishtat e dores. Megjithate mendoj se ka gjithmone vend per nje diferencim te metejshem ne ngarkesen fiskale ne favor te shtresave me ne nevoje.
Indrit Fortuzi PD Ne programin e koalicionit Aleanca per Qytetarin eshte mjaft e qarte se nuk do te mblidhet asnje takse vendore e cila nuk kthehet mbrapsht si sherbim dhe ne kete kuader nuk mund te bej perjashtim njesia numer 9.
Si do te menaxhoni ceshtjen e plehrave te qytetit
Armond Halebi PS Me lejoni tju kujtoj se njesite bashkiake nuk menaxhojne aktualisht mbetjet urbane. Besoj se arsyeja per kete eshte e kuptueshme. Sidoqofte njesia bashkiake per shkak te te qenit me prane qytetareve ka luajtur vazhdimisht rrolin e rojtarit ndaj cilesise se ketij sherbimi kjo permes ankesave apo kerkesave qe banoret e zones kane bere prane kesaj njesie bashkiake ne lidhje me kete te cilat i jane percjelle vazhdimisht Bashkise Tirane per rritjen e kerkeses se llogarise apo presionit ndaj ketyre ndermarrjeve per permiresimin e punes se tyre.
Indrit Fortuzi PD Nuk mund te vazhdohet me me mbeturina te kudondodhura ne qytetin tone. Ne njesine tone eshte shume e veshtire te gjenden kosha mbeturinash dhe aty ku ndodhen jane te tejmbushur. shte e turpshme qe pas kaq vitesh ne vazhdojme te jetojme ne nje qytet jo te paster ku shembullin e pare duhet ta japi bashkia dhe minibashkite qe dine te mbajne nje qytet te paster. Me pas natyrisht qe cdo qytetar duhet te jap kontributin e tij per te mbajtur kete qytet te paster ashtu sic i takon nje qyteti Europian.
A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime
Armond Halebi PS Mendoj se pushteti lokal gezon te gjitha hapesirat ligjore dhe mundesite e organizimit per mbajtjen e ketyre premtimeve. Pervoja dhe rezultatet e deritanishme e ka treguar kete gje. Por sigurisht qe ketu ndikon edhe vullneti politik i qeverisjes qendrore e cila do duhej te tregonte nje fryme me te larte bashkepunimi dhe mbeshtetje ndaj qeverisjes vendore sidomos per Tiranen e cila eshte kryeqyteti dhe metropoli yne i vetem si dhe kryeqendra e te gjithe shqiptareve prandaj pergjegjesia e vecante ndaj saj nuk duhet ti mbetet vetem pushtetit lokal.
Indrit Fortuzi PD Premtimet qe Aleanca per Qytetarin ben jane te gjitha te realizueshme ne nuk po premtojme te pamunduren ne po premtojme nje Tirane me te mire. Ne qofte se secili nga ne ben punen e tij sic duhet paguan taksat vendore qe i takojne dhe per te cilat merr sherbime natyrisht qe mund te kemi nje qytet me te mire dhe sa me i mire te jete qyteti yne aq me shume do investohet ne te aq me shume vende pune do hapen dhe si rrjedhim aq me shume do permiresohet jeta ne Tiranen tone.