E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mario Draghi, shef i Bankës Qendrore Evropiane

Nga Express më 24 qershor 2011 në ora 14:28

Liderët e BE-së e kanë emëruar Mario Draghi-n, në pozitën e Presidentit të Bankës Qendrore Evropiane. Presidenti i BE-së, Herman van Rompij, ka thënë se liderët e BE-së e kanë aprovuar emërimin e Dragit gjatë samitit të sotëm që është mbajtur në Bruksel.

Draghi, 63-vjeçar, guvernatori i Bankës Qendrore të Italisë, do e zëvendësojë francezin, Zhan Klod Trishe, mandate i të cilit përfundon në muajin tetor.

Ka pasur shqetësime që emërimi i Draghit mund të shtyhet për shkak të shqetësimeve të Francës se ky vend mund të mbes pa ndonjë përfaqësues të saj në bordin e Bankës Qendrore Evropiane.

Kjo Bankë, luan një rol të madh gjatë krizave të kredive me të cilën po përballen momentalisht disa shtete. (rel)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›