Super Mario ne BQE Draghi vjen ne dite te veshtira te Euro-s

Liderët e BE-së emëruan në ditën e dytë të samitit të Brukselit, Mario Draghi-n në krye të Bankës Qendrore Europiane, detyrë që ai pritet ta marrë në periudhën më të vështirë për institucionin e lartë financiar në 13 vjet ekzistencë. Me një numër të konsiderueshëm ekonomish europiane nën barrën e borxheve të brendshme, disa analistë kanë vërejtur se vetë e ardhmja e euros është në pikëpyetje.
Dhe mjaft do të varet nga 63-vjeçari italian, që aktualisht drejton Bankën Qendrore të Italisë. I njohur si Super Mario, ai është popullor dhe shumë i respektuar, analistët e cilësojnë si personin më të mirë për të drejtuar Bankën Qendrore të Europës. Kredencialet e tij janë të arritshme nga pak ekonomistë. I diplomuar në Universitetin e Romës, Draghi ka doktoraturë për ekonominë dhe ka shërbyer si profesor për gati 10 vjet. Por kjo nuk e ka kthyer atë në një akademik të ngurtë, pasi ai u kthye të ishte një drejtues në biznesin e vërtetë.
Si governator i Bankës së Italisë, vlerësohet për rolin në performancën relativisht të mirë të saj në vitet e fundit.Por, detyra e re është shumë më e vështirë, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për kontrollin e inflacionit, por për menaxhimin e krizave, asaj greke, e Irlandës dhe në fund e Portugalisë.
Sfida më e madhe e Mario Draghi-t do të jetë Gjermania, si kontribuesja më e madhe e eurozonës. Dhe nëse Draghi do të arrijë të merret vesh me autoritetet gjermane, detyra e tij do të jetë më e lehtë. Fillimi ka qenë i mirë, pasi kancelarja Angela Merkel, e mbështeti kandidaturën e tij për të zëvendësuar francezin Jean Claude Trichet, mandati i të cilit përfundon në tetor.
Juli Prifti