E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuci Serbia shtyn marreveshjen per perfitime politike

Edhe pse janë përafruar qëndrimet mes palëve serbët po e shtyjnë miratimin e një marrëveshje me Kosovën për qëllime të përfitimit politik. Ky ka qenë thelbi i deklaratës që dha për Albanian Screen, zëvendës kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi. Ai tha se Serbia kërkon të përfitojë kohë që të marrë vlerësime pozitive nga progres raporti i BE.

E sa i takon çështjes më të ndjeshme të bisedimeve me Serbinë, atë të territoreve Kuçi ka deklaruar qartësisht se nuk do të ketë asnjë marrëveshje për atë që ai i quajti vijat e kuqe. Fjala është për të mos përfshirë në diskutime çështjet e territorit, sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›