Mario Dragi, presidenti i Bankës Qëndrore Evropiane

Liderët e BE-së, kanë emëruar Mario Dragin, në detyrën e Presidentit të Bankës Qëndrore Evropiane. Presidenti i BE-së, Herman van Rompi, ka thënë se liderët e BE-së kanë aprovuar kandidaturën e Dragit gjatë samitit të sotëm që është mbajtur në Bruksel.
Guvernatori i Bankës Qëndrore të Italisë Dragi, do e zëvendësojë francezin, Zhan Klod Trishe, mandati i të cilit përfundon në muajin tetor.
Ka pasur zëra që emërimi i Dragit mund të shtyhet për shkak të shqetësimeve të Francës se ky vend mund të mbesë pa ndonjë përfaqësues të saj në bordin e Bankës Qëndrore Evropiane.
Kjo Bankë, luan një rol të madh gjatë krizave të kredive me të cilën po përballen momentalisht disa shtete.