"Gërdeci", Delijorgji: S`kisha përgjegjësi për anën teknike

Procesi gjyqësor i tragjedisë së Gërdecit në Gjykatën e Tiranës vijoi edhe sot me dëshminë e biznesmenit Mihal Delijorgji.
Pas dëshmisë së dhënë në seancën e kaluar, biznesmeni vazhdoi sot dhënien e sqarimeve në cilësinë e përfaqësuesit të firmës “Alba Demil”.
Në dëshminë e tij Delijorgji theksoi se ka pasur përgjegjësi vetëm për financimin dhe jo për aspekte teknike siç ishin armatimi dhe baruti. Sipas tij përfaqësuesi i kompanisë amerikane SAC, Patrik Henry mbulonte anën teknike dhe ai komunikonte për çështjet teknike me Dritan Minxollin.
Ai sqaroi se kompania amerikan SAC dhe përfaqësues shtetasin amerikan Patrick Henry ka vepruar në Gërdec mbi bazën e një kontrate me ministrinë e Mbrojtjes për demontimin e fishekëve.