Miratohet kredia 25 mln USD per projektin e rruges Tirane-Elbasan

Miratohet kredia prej 25 milionë dollarë për zbatimin e projektit të rrugës Tiranë-Elbasan
Fondi Saudit për Zhvillim miratoi një kredi prej rreth 25 milionë USD për projektin e rrugës Tiranë- Elbasan.
Miratimi zyrtar i kredisë nga Fondi Saudit për Zhvillim është konfirmuar nga ambasadori i Arabisë Saudit në Tiranë, Abdullah Abdulaziz Al-Abdulkarim, gjatë një takimi që pati me ministrin e Financave, Ridvan Bode.
Ministri falënderoi ambasadorin për miratimin e kredisë, e cila është me terma shumë të favorshëm financiarë sidomos kur flitet për projekte infrastrukture, çka tregon vlerësimin e larte qe ka Fondi Saudit për meritat teknike dhe financiare të këtij projekti.
Kredia ka një normë interesi 2% dhe afat maturimi 25 vjet, nga të cilët 5 vitet e para janë pa pagesë.