E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKEP Shtator shpallim fituesin e licences se dyte 3G

Operatori fitues i licencës së dytë 3G, pritet të shpallet në fillim të muajit shtator.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ka shpallur zyrtarisht garën dhe hapja e ofertave do të bëhet pikërisht më datë 5 Shtator.

Rregullorja e tenderit parashikon se vlera e ofertës do të zërë 90% të totalit të pikëve, ndërsa koha e mbulimit me rrjet do të zërë vetëm 10 pikë nga 100 të mundshmet.

Vlera minimale e ofertave duhet të jetë të paktën 12.5 milionë euro dhe çdo ofertë nën këtë vlerë do skualifikohet.

Edhe këtë herë, qeveria ka vendosur t’i japë prioritet sigurimit të të ardhurave ndaj liberalizimit të tregut.

Gara për ofertën e dytë 3G vjen pa u mbushur akoma një vit nga dhënia e licencës së parë, që u fitua nga “Vodafone Albania” me një ofertë prej 31.4 milionë eurosh, ndërsa shuma minimale e përcaktuar për kualifikimin e ofertave ishte 12. 5 milionë euro.

Edhe fituesi i dytë pritet të shpallet operatori që jep ofertën më të lartë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›