E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Shqetësim për sulmin ndaj Gjykatës Kushtetuese në Rumani

BRUKSEL- Komisioni i BE-së ''ndan plotësisht të gjitha shqetësimet'' e shprehura dje nga Këshilli i Evropës mbi presionet e paprecedent me të cilat po përballet Gjykata Kushtetuese e Rumanisë, kështu iu përgjigj Komisionerja Evropiane për Drejtësinë, Viviane Reding një telegrami të dërguar nga kreu i institucionit rumun, ku rikujtonte edhe një herë ''rekomandimet emergjente'' të bëra nga Brukseli për Bukureshtin mbi nevojën për të respektuar pavarësinë e sistemit gjyqësor. 

''Komisioni monitoron nga shumë afër dhe me shumë vëmendje situatën dhe siç është njoftuar në korrik, do të paraqesë një vlerësim të ri të të zhvillimeve që po ndodhin në vend rreth fundvitit'', theksoi Reding. 

Dje presidenti i Komisionit të Venecias në Strasburg, Gianni Buquicchio e konsideroi ''tronditës'' faktin që ''për herë të dytë në më pak se një muaj kohë, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë, vend anëtar i Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian, ndihet e detyruar të bëjë apel ndërkombëtar për të garantuar mbrojtjen e pavarësisës së saj''.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›