Milionat e drejtësisë, ja pasuritë e gjyqtarëve
TIRANE- Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Evelina Qirjako, renditet e para në “top-listën” e zyrtarëve më të pasur të sistemit të drejtësisë. Kjo rezulton nga deklarata e pasurisë që ka depozituar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë për vitin 2011. Konkretisht ajo bën të ditur se ka një kontratë sipërmarrjeje me shoqërinë “Al & Gi” në vlerë 125.000 euro. Ndërkohë që vetëm nga qeratë e apartamenteve ajo përfiton në vit shumën prej rreth 54 mijë euro. Në vitin 2011, ajo rezulton të ketë blerë një bodrum (garazh) me sipërfaqe 24 m2 në vlerë 20.000 euro si edhe të ketë shtuar likuiditetet në banka në vlera respektive, 27.391 euro, 10.080 euro etj.
Anëtarja tjetër e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana është një tjetër zyrtare e pasur e sistemit të drejtësisë. Në deklaratën e saj të pasurisë ajo bën të ditur se të ardhurat vjetore të bashkëshortit të saj llogariten në rreth 18.7 milionë lekë në vit ndërkohë që vetëm nga qeraja nga apartamentit ajo ka siguruar brenda 2011-ës, plot 30 mijë euro. Megjithatë, Fana rezulton të ketë dhe një kredi në shumën 457.000 euro pranë NGB Bank.
Ndërkohë që mania për blerje pronash të paluajtshme duket se ka pushtuar pothuajse gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë. Konkretisht rezulton se për vitin që lamë pas, Aleksandër Muskaj ka shlyer detyrimin karshi firmës së ndërtimit “Salltik” në vlerë 17.688 euro. Mirela Fana ka blerë blerë 1000m2 sipërfaqe zallishte në Karpen Kavajë me vlerë 307.000 lekë, ndërsa apartament banimi në Tiranë me një sipërfaqe prej 108 m2 rezulton të ketë blerë edhe Ardian Dvorani. Kurse Gani Dizdari bën të ditur se i detyrohet edhe 1 milionë lekë firmës “Lura shpk” për apartamentin me vlerë 3.600.000 lekë tek “Gjiri i Lalzit”.
Nënkryetari i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa ka bërë të ditur në deklaratën e tij të pasurisë se disponon para cash në vlerën prej 1.4 milionë lekësh të rij, ndërsa rezulton kreditor në shumën prej 35.772 eurosh, të marrë për blerje apartamenti.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)