Pasuria, Ristani shton 30 mijë euro, Subashi blen truallin 500m2
TIRANE- Viti 2011 rezulton të ketë qenë me fat për buxhetin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, depozitat bankare të të cilit rezultojnë të shtuara në shuma që kapin vlerën prej rreth 30 mijë eurosh.
Në deklaratën e tij të pasurisë për vitin që lamë pas rezulton se të ardhura të bollshme në të holla ai ka patur edhe nga qeradhënia e apartamenteve të tij, shuma që në vlerë totale kapin shifrën e rreth 28.4 mijë dollarëve. Megjithatë ai rezulton të ketë të pashlyer edhe një shumë prej afro 72 mijë eurosh, një kredi për blerje trualli dhe ndërtese.
Nga ana tjetër nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi rezulton që në vitin 2011 të ketë lidhur një kontratë parablerje trualli me sipërfaqe 500m2 në fshatin Shëngjergj të Tiranës, me vlerë 300 mijë lekë. Por ndryshe nga Ristani, ajo ka deklaruar se burimi i vetëm i të ardhurave të saj është paga personale dhe pensioni i parakohëshëm i bashkëshortit.
Anëtari tjetër i këtij institucioni, Artan Lazaj rezulton ndërkohë të këtë nënshkruar një kontratë sipërmarrje për blerje apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 177m2 me një vlerë të konsiderueshme prej 120 mijë euro.
Blerje pasurish të paluajtshme ka bërë edhe kolegu i tij, Hysen Osmanaj, i cili ka paguar 800 mijë lekë për dhomë shtesë (depo) me sipërfaqe 15m2.
Një shtesë në vlerën e 15 mijë dollarë ka ndodhur ndërkohë në depozitën e anëtarit tjetër të KQZ-së, Klement Zguri.
Ndërsa për llogari “të majme” ndër anëtarët e KQZ-së mund të renditet pa frikë edhe Pandeli Varfi, llogaritë e të cilit në banka të ndryshme kapin vlera nga 2 mijë deri në 20 mijë euro.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Milionat e drejtësisë, ja pasuritë e gjyqtarëve