E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mario Monti ne Berlin Italia do me shume peshe

Nofka Merkonti nje bashkim i emrave te kancelares gjermane te presidentit francez dhe te kryeministrit italian duhet te beje te qarte sipas revistes ekonomike Manager Magazin se ne shpetimin e bashkimit monetar Italia nuk eshte vetem problemi po edhe pjese e zgjidhjes. Kryeministri italian Mario Monti i cili zevendesoi ne nentor Silvio Berlusconin negocioi sot 11.01.2012 me kancelaren Merkel mbi bashkimin e planifikuar fiskal ne Evrope. Monti u shpreh parimisht pro takses se transaksioneve por kjo duhet bere ne nivel europian.

Kryeministri italian eshte shprehur pas takimit me Merkel se Italia nuk demton vendet e tjera te Europes. Gjermania ashtu si edhe vende te tjera te Europes mund te llogarisin me kontributin e Italise per stabilitetin dhe zhvillimin e Europes tha ai. Reagimi i italianeve ndaj masave te krizes eshte shenje pjekurie ka thene Monti ne takimin me kancelaren Merkel. Ndersa kancelarja Merkel ka vleresuar perpjekjet e Italise per kursime dhe ndermarrjen e reformave ne Itali. Per pas dy javesh Mario Monti e ka ftuar duon e deritanishme udheheqese Merkozy pra Merkel dhe presidenti Sarkozy ne Rome. Atje do te fiksohen pak para samitit te ardhshem te jashtezakonshem te Bashkimit Evropian me 30.01.2012 formulimet thelbesore per nje politike te perbashket buxhetore dhe financiare ne 26 shtetet e BE-se pa Britanine e Madhe. Kete takim tresh i dyti i ketij lloji e kishte propozuar Monti gjate samitit te fundit te BE-se ne dhjetor.

Gjendje e tendosur ne Itali

Mario Monti profesor ekonomie pa parti dhe ish-komisioner i BE-se ka nisur ne Itali nje kthese ne politiken ekonomiko-buxhetore. Kursimi modernizimi dhe ulja e huave jane synimet kryesore te tij. 68-vjecari qe vepron pasi i ka peshuar gjerat mire po merr per politiken e tij shume miratim nga Brukseli dhe nga shtetet e tjera te euros. Ai ka terhequr frenin para se Italia te mos financohet me dot ne tregjet financiare dhe ta terheqe me vete ne gremine eurozonen. Pak para marrjes se postit nga Monti presidenti i Komisionit Evropian Jose Barroso pati thene ne Bruksel se ne rastin e Italise vendoset fati i eurozones. Tashme Greqise disa politikane ia kane hequr fillin por Italia si fuqia e trete me e madhe ekonomike ne eurozone eshte thjesht too big to fail teper e madhe qe te mund ta lije te deshtonte. Huat e shtetit italian jane gati 2 bilione 1.900 miliarde euro.

Bildunterschrift Angela Merkel Nicolas Sarkozy Mario Monti

Dhender ideal

Pas miratimit te paketave te kursimit normat e interesit per obligacione italiane afatgjata rane lehte ne fund te dhjetorit. Me gati shtate per qind niveli eshte ne fakt ende teper i larte mirepo linden shpresa. Madje per obligacionet shteterore afatshkurtra normat e interesit kane zbritur perseri ne nje mase te perballueshme. Megjithate kete e pranoi Mario Monti gjate konferences per shtyp ne fund te vitit qe shkoi Italia kurrsesi nuk e ka hedhur lumin. Trysnia mbi Italine mbetet jashtezakonisht e larte tha analisti i bankes gjermane Commerzbank David Schnautz. Italia kercenohet nga nje recesion pra nga tkurrja e kapacitetit ekonomik. Me programin e reformave Itali rritu Monti do ti rezistoje kesaj. Javet qe vijne synohet te arrihet liberalizimi i se drejtes se punes. Sindikatat italiane kane paralajmeruar qendrese.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nicolas Sarkozy dhe Mario Monti

Ndryshe nga paraardhesi i tij konservator Silvio Berlusconi ai vepron me vendosmeri e megjithate relativisht pa terhequr vemendjen. Me sa duket kjo i pelqen presidentit francez dhe para se gjithash kancelares gjermane Angela Merkel. Une jam dhendri ideal beri shaka i pyetur ne lidhje me imazhin e vet si njeri i ndershem e modest Mario Monti gjate konferences se tij per shtyp. Mbi te gjitha Monti mbeshteti njeqind per qind gjate samitit te BE-se planin e Merkozy-se per te zbatuar nje bashkim fiskal po te jete nevoja edhe kunder qendreses se Britanise se Madhe. Monti theksoi vazhdimisht se Evropa duhet te veproje me solidaritet dhe e bashkuar. Nuk eshte fjala vetem per probleme te vendeve te vecanta po per nje problem evropian tha ai. Kriza e huave eshte shkaktuar edhe prej mungeses se udheheqjes dhe kontrollit politik ne eurozone tha italiani. Me sa duket kete zonja dhe dy zoterinjte ne ekipin Merkonti duan ta ndryshojne.

Autor Bernd Riegert/Elert Ajazaj

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›