E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Kosove ende nuk zbatohet ligji per mbrojtjen e deshmitareve

Kuvendi i Kosoves ka kohe qe e ka miratuar ligjin per mbrojtjen e deshmitareve mirepo ligji do te filloje se zbatuari ne fund te ketij viti thone perfaqesues te qeverise se Kosoves. Sipas tyre megjithe kostot e larta financiare ky ligj do te zbatohet por ata pranojne se ka nevoje per nje kordinim edhe me misionin EULEX. Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci i cili eshte edhe minister i Drejtesise thote se eshte i domosdoshem koordinimi me mekanizmat nderkombetare per zbatimin e ligjit.

Ligji do te filloje se zbatuari ne fund te ketij vitiBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci.

Ligji do te hyje ne fuqi ne shtator. Arsyeja kryesore eshte koordinimi i institucioneve vendore dhe nderkombetare. E dyta eshte nje kosto financiare qe une kam menduar ta zgjidhe ne dy drejtime. E para ne partneritet me shtetet duke bere ne momente te caktuara kembimin e deshmitareve te mbrojtur. Po marr si shembull Norvegjine shembull hipotetik qe ata mund ta sjellin dike ketu dhe ne atje edhe do te kemi mundesi financiare me te mira. Po ashtu kam kerkuar nga Komisioni Evropian nje mbeshtetje te vecante per kete proces thote zevendeskryeministri Hajredin Kuci.

Misioni EULEX vepron ne menyre te pavarur

Misioni i BE-se per policine dhe drejtesine ne Kosove EULEX ka nje program per mbrojtjen e deshmitareve por deri tash ky mision dhe njesitet e tij kane vepruar te vetem pa ndonje kordinim me policine e Kosoves. Kete e konfirmon per Deutsche Welle-n zedhenesi i ketij misioni Blerim Krasniqi.

Njesiti i EULEX-it per Mbrojtje te Deshmitareve eshte i perbere nga stafi i EULEX-it dhe funksionon krejtesisht ne menyre te pavarur thote Blerim Krasniqi.

Kosova ka kohe qe eshte adrese e kritikave te shume organizatave qe merren me te drejtat e njeriut pikerisht per mungesen e mbrojtjes se pershtatshme te deshmitareve. Feride Rushiti nga organizata per mbrojtjen e te mbijetuarve te tortures thote se per shkak te kercenimeve apo frikesimeve te ndryshme deshmitaret potenciale refuzojne te tregojne ato qe dine. Ajo thote se moszbatimi i ligjit per mbrojtjen e deshmitareve paraqet drejpedrejt frikesim per te gjithe ata deshmitare qe duan te deshmojne ne procese gjyqesore per persona te profileve te larta.

Moszbatimi i ligjit paraqet kercenim per deshmitaret

Mozbatimi apo mungesa e mekanizmave te pershtatshem te ketij ligji paraqesin kercenim per te gjithe ata deshmitare apo persona te cilet duan te deshmojne apo per ta luftuar krimin e organizuar te profileve te larta dhe si pasoje e kesaj mund te vije deri te kercenimi me jete per te gjithe ata qe jane te perfshire ne procese te ndryshme thote Feride Rushiti. Sipas saj eshte tejet e domosdoshme qe misioni e EULEX-it dhe policia e Kosoves te koordinojne veprimet e tyre sepse ne te kunderten mund te kete te papritura per deshmitaret e mbrojtur.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Feride Rushiti nga organizata per mbrojtjen e te mbijetuarve te tortures

Moskordinimi i ketyre dy mekanizmave mund te sjelle deri pasoja fatale sic e kemi pasur rastin e deshimitarit X i njohur si Agim Zogaj cili thuhet se u vetevra ne Gjermani. Keshtu thene shkurt moskordinimi i ketyre dy mekanizmave ka ndikim drejperdrejt ne jeten e deshmitareve thote Feride Rushiti.

Ishte publikimi i raportit te raportuesit te Keshillit Evropian Dik Marti i cili ngriti nje varg akuzash per krime te luftes te kryera ne Kosove. Pasuan nje sere procesesh si rigjykimi i pjesshem i ish-komandantit te Ushtrise lirimtare te Kosoves Ramush Haradinaj procesi gjyqesor ndaj deputetit te kuvendit te Kosoves Fatmir Limaj procesi gjyqesor ndaj 9 ish- pjesetareve te UK-se. Te gjitha keto raste sipas organizatave per mbrojtjen e te drejtave te njeriut jane nje arsye me shume qe ligji per mbrojtjen e deshmitareve te filloje se zbatuari pavaresisht kostos se larte fnanciare.

Sidoqofte zyrtare te Ministrise se Puneve te Brendshme e cila do te jete drejtperdrejt e angazhuar me zbatimin e ligjit per mbrojtjen e deshmitareve thone se ata do te presin ndihme financiare per zbatimin e ketij ligji edhe nga Komisioni Evropian. Komisioni sipas tyre tashme ka konfirmuar se do ta ndihmoje Kosoven me gjysme milioni euro. Nje nder pikat kryesore te ligjit per mbrojtjen e deshmitareve jane ndryshimi i identitetit ndryshimi i vendbanimit dhenia e dokumenteve te rreme dhe mbrojtja e perkohshme e identitetit te personave qe deshmojne ne procese te ndryshme.

Autor Bekim Shehu / Prishtine

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›