Mario Monti thyen rekordet e popullaritetit në Itali

Mario Monti është kryeministri më i popullarizuar italian që nga Lufta e Dytë Botërore. Kështu thuhet në një analizë të botuar sot në gazetën "La Repubblica".
"Një javë ishte e mjaftueshme që opinioni publik nga depresioni të kalojë në adhurim" citon gazeta agjensinë "Demos", e cila e kreu sontazhin për qëndrimin e italianëve ndaj Super Marios.
Në shkallën nga 1 deri në 10 më shumë se 78% e italianëve i kanë dhënë qeverisë së Montit notën më të lartë se 6 ndërsa atij personalisht i besojnë pothuajse 84 për qind e të anketuarve.
Por, një përkrahje kaq e madhe në rast se Monti dështon mund të shkaktojë dëshpërim dhe pakënaqësi, paralajmëron agjensia "Demos".