E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, gjendet i vdekur 22-vjeçari

Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit.
 

Trupi i pajetë i një 22-vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit.Sipas informacioneve, viktima është 22-vjeçari Andi Hasesllari nga Pogradeci është gjetur pranë një pallati në lagjen “1 Maji” të këtij qyteti nga banorë të pallatit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
 

Menjëherë forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga kqyrja që i kanë bërë viktimës dyshohet se 25-vjeçari ka rënë nga një lartësi dhe si pasojë ka gjetur edhe vdekjen.
 

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›