E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mario Vargas-Llosa fitues i Nobelit per letersine

08/10/2010Fitues i cmimit Nobel per letersi kete vit eshte peruani Mario Vargas-Llosa. Vitin e kaluar fituese e cmimit me te madh per letersine ne bote ishte autorja gjermane me prejardhje nga Rumania Herta Muller.

Fituesi i cmimit Nobel ne letersi kete vit eshte shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa nje nga shkrimtaret me te njohur ne boten spanjisht-folese. Akademia suedeze qe zgjedh fituesit e Nobelit tha se perzgjedhja e ketij shkrimtari bazohet tek pershkrimi i tij i strukturave te pushtetit dhe i imazheve te individeve qe jane personifikim i rezistences revoltes dhe disfates.

Vargas Llosa i cili ka kandiduar me pare por pa sukses per postin e Presidentit te Peruse ka shkruar me teper se 30 romane drama dhe ese. Ai eshte vleresuar si nje nga shkrimtaret qe e ka bere te njohur ne mbare boten letersine e Amerikes Latine.

Mario Vargas Llosa lindi ne Arekuipa te Peruse ne vitin 1936 dhe e kaloi femijerine ne Bolivi. Me pas ai u rikthye ne Peru ku ndoqi shkollen ushtarake. Pastaj ai shkoi ne Evrope ku vazhdoi studimet dhe punoi si gazetar. Veprat e tij me te njohura jane Kohe heronjsh Bashkebisedim dhe Teze Xhulia dhe skenaristi.

VOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›