Apollon 2010 shkon ne Pogradec
Ligoraq Riza eshte fituesi i edicionit te nente te Festivalit Nderkombetar te Aktrimit Apollon 2010 qe u zhvillua gjate pese diteve ne qytetin e Fierit. Riza perfaqesonte trupen teatrore ATK te qytetit te Pogradecit dhe garoi me lojen e tij mes gjashte trupave te tjera pjesemarrese qe vinin jo vetem nga teatrot e vendit por edhe nga Kosova Italia Mali i Zi etj me interpretimin ne pjesen E madhe eshte gjema e mekatit. Mbremja e se merkures shenoi naten finale te aktivitetit tashme te pervitshem. Juria e perbere nga aktoret Roza Anagnosti Edi Luarasi dhe regjisorin Mehmet Xhelili pas nje konsultimi me shume se nje ore kane shpallur fituesit. Cmimi i aktorit me te mire per edicionin e nente te Festivalit te Aktrimit i ka takuar Ligoraq Rizes. Cmimi i rolit joprotagonist i ka shkuar aktorit te Fierit Fatmir Xhelili i cili luajti ne pjesen Dy duzina me trendafila nderkohe qe cmimi i rolit protagonist per femra i ka shkuar aktores kosovare Yllka Gashi nderkohe qe rolin joprotagonist po per femra e ka marre maqedonasja Vesnja Gavril qe erdhi me trupen e Malit te Zi. Festivali eshte mbyllur me pjesen Forca e Zakonit te autorit Tomas Bernard. Edicioni i nente eshte mbeshtetur nga MTKRS dhe bashkia e qytetit. M. Troka