Talenti Nejmar: Dua të luaj me Mesin
Sulmuesi i Santosit, braziliani Nejmar, ka deklaruar se ëndërron të luajë përkrah Lionel Mesit te skuadra e Barcelonës, shkruan të martën "Marca". Nejmar aktualisht është sulmuesi më i kërkuar në tregun e futbollit botëror. "Kam dëshirë të luajë përkrah Mesit dhe jam i bindur se do të ishin fantastik në sulm. Barcelona është ekip i mirë dhe Dani Alvesh më ka thënë shumë gjëra të mira", është shprehur Nejmar. Interesim për Nejmarin kanë treguar ekipet si Çelsi, Juventus e Mançester Junajtid.