E Diel, 1 Nëntor 2026

Mark Marku: Zgjedhja e presidentit nuk ka lidhje me integrimin dhe nuk është kusht i BE-së

Share

Deputeti demokrat, Mark Marku, është shprehur se po bëhet një abuzim me qëndrimin e të huajve. Sipas tij, zgjedhja e presidentit nuk ka lidhje me integrimin dhe se BE kërkon që procesi të jetë normal.

BE kërkon një proces normal për zgjedhjen e presidentit dhe sështë e vërtetë që thuhet se Europa kushtëzon integrimin. Nuk është një nga kushtet që BE kushtëzon integrimin. Europa kërkon procesin normal për zgjedhjen e presidentit. PD dhe LSI skanë problem dhe presidenti nga radhët e PD nuk rrezikon absolutizmin. Thjesht ideja që në 2013 mund të ndërrohet pushteti dhe pastaj absolutizmin e bën PS, ka thënë ai në emisionin Top Story.

Sipas tij, nuk mendoj se do të ishte e arsyeshme që PD të toleronte pikërisht në këtë prag zgjedhje të presidentit: E para, sepse nuk ka përse ta bëjë. Deri tani jemi me fanta politikë, ndërsa tani hyjmë në politikën e vërtetë dhe procesi zhvillohet në mënyrë institucionale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›