E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau ish të dashurën dhe rivalin për xhelozi, vetëhelmohet 32-vjeçari

Share

Erjon Cjapi, autori i vrasjes së dy personave javën e kaluar në fshatin Toshkëz në Lushnjë, i ka dhënë fund jetës së vet, teksa ka pirë fotoksinë. 32-vjeçari Cjapi ka ndërruar jetë rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në spitalin e Lushnjes.

Pesë ditë më parë ai qëlloi për vdekje Rajmonda Sotën, 27 vjeç, me të cilën dyshohej se kishte pasur një lidhje, dhe 24-vjeçarin Marsel Cani, që e konsideronte si rivalin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›