Topi në OKB: Shqipëria e prekur nga kriza ekonomike

Në fjalën e tij, Topi theksoi se Shqipëria i ka kushtuar vëmendje të veçantë reformave të mëdha ekonomike.
Duke folur mbi gjendjen ekonomike të krijuar nga kriza financiare, Topi u shpreh se “doktrinat e bankave qendrore kishin të meta, për shkak se fokusi i tyre mbi inflacionin ishte më i madh se sa ai mbi rritjen ekonomike, punësimin dhe stabilitetin e sektorit financiar, gjë që tregon përse pasojat që shkaktuan efektet e krizës financiare dhe ekonomike globale janë në një shkallë më të lartë se sa pasojat nga inflacioni”. Në vazhdim, kryetari i Shtetit theksoi se “si rezultat i ndikimit të efekteve të tregjeve financiare, tregtisë, investimeve dhe remitancave, edhe në një vend më pak të integruar në ekonominë rajonale dhe botërore siç është Shqipëria, tashmë vihet re ndikimi i krizës, pavarësisht se rritja ekonomike e saj ishte më e madhe se sa në vendet e tjera në rajon”.
“Kapërcimi i krizës do të jetë një zgjidhje e radhës, ndërsa parandalimi i krizave në të ardhmen, natyrisht, do të kërkojë gjithnjë e më shumë zhvillimin dhe përsosjen e institucioneve të ekonomisë së globalizuar”, theksoi ai. Gjithashtu, Kryetari i Shtetit vuri në evidencë rëndësinë që mbart për ekonominë edhe “lufta kundër mashtrimeve, gjë që kërkon më tepër fonde për krijimin e rregullave të reja që ndihmojnë në forcimin e ligjshmërisë për të luftuar dhe shmangur praktikat e mashtrimit dhe të korrupsionit politik, pasi miratimi “pas dasme” i ligjeve dhe rregullave të reja për të luftuar dështimet dhe gabimet do të ishte një humbje kohe e konsiderueshme dhe një kosto e tepër e lartë për korrigjimin e gabimeve”. /Start/
2012-05-18 08:26