E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mark Marku eliminohet nga Hrvatska Trazi Zvjezdu

Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 14:03

Historia përsëritet në pak javë dhe kroatët nuk dallojnë fort nga gjermanët. Në kohën kur vlerësohej si favorit absolut për ta fituar krejt garën, kosovari Marku Marku eliminohet nga show Kroacia kërkon një yll (Hrvatska Trazi Zvjezdu- HTZ). Në finale do të jenë Marcela Orosi dhe Goran Kos.

Gjatë spektaklit u vërejt se Marku nuk ishte në formën më të mirë, dhe këtë herë juria nuk ishte aspak e butë me të, siç nuk ishin as teleshikuesit që votuan, duke e dënuar. Ai këndoi 3 këngë, dhe pati probleme me njërën, por në të dy tjerat a ishte i nivelit shumë të mirë si zakonisht.

Vetëm javën e kaluar, të gjithë në Kroaci thanë se Marku ishte i pa-konkurrencë dhe se e meritonte të fitonte të gjitha sezonet e HTZ. Histori të njëjtë pati edhe Ardian Bujupi në DSDS të Gjermanisë, ku përkundër favorizimit nga publiku, nuk e arriti finalen. /INA/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›