Mendjemadhi me kokë të madhe

Kënga “Bad” e Michael Jacksonit shpërthen në fund të filmit “Megamind”, një film i animuar i punuar në një konstruksion 3-D, që vjen si një superhero i kompanisë DreamWorks, duke përfshirë brenda tregimit paradokse në të cilat morfema e dreqit kthehet në të mirë apo anasjelltas.
Gjithmonë ka pasur diçka të lindur në zërin e trashë të Jacksonit, që ishte parë që në fëmijëri dhe ku më vonë dukej i egër ashtu sikurse zëri i një maçoje.
Keqbërësi i vetëquajtur “Mendjemadhi” ka vite që përpiqet të mund kundërshtarin e tij, superheroin “Metromen”. Por, kur më në fund ai ia arrin qëllimit, jeta e tij duket se s’ka më kuptim, derisa një rrezik i ri kërcënon të shkatërrojë gjithë qytetin. Tani “mendjes më të madhe në botë” ndoshta do t’i duhet të luajë rolin e superheroit.
Pra, kjo është edhe domethënia për “Megamind”, ku në qendër të tij është një personazh me fytyrë të kaltër, sy të gjelbër, me kokë si ve, skenat e mëdha dhe virtuoze te të cilit sillen nëpërmes “Megamindit” që luhet nga aktori Will Farrell.
Metro Man luhet na aktori Brad Pitt, që është i barabartë me errësirën. Një i vetëkënaqur, që zbardh dhëmbët si Supermani, gjithmonë në dallgë për të prerë flokët si Elvis Prisley, që paraqet një karakter më të vetëkënaqur nga banorët e Metro City’it, një qyteti që ai krenohet me të.
Por, e vërteta gjendet në gjëra të vogla dhe filmi “Megamind”, me regji të Tom McGrath, që bëri edhe filmat shumë të njohur dhe u pëlqyen nga fëmijët - në këtë film ai dëshiron të paraqitet se ka edhe aspirata të tjera sa i përket animacioneve dhe di të jetë edhe më i ashpër se në pjesët e filmit “Shrek”, të cilit ia punoi regjinë.
Edukimi kundër natyrës, kjo është njëra prej temave të filmit. Si Megamind ashtu edhe Metro Man konceptohet si dy personazhe që sillen në tokë për të vdekur. Megamind ateron në burgun e Metro City, ku mëson për dreqin, kurse Metro Man vazhdon jetën e tij komforte në shtresat e larta të shoqërisë. Për ngjarjen e mëtutjeshme të filmit mund të dini duke bërë një abonim prej një euro në kanalin DigiGold dhe të shikoni njërin prej krijimeve më të mira të filmave të animuar.
MEGAMIND
Regjia: Tom McGrath; skenari: Alan Schoolcraft dhe Brent Simons; montazha: Michael Andreës; muzika: Hans Zimmer dhe Lorne Balfe; dizajner: David James; producent: Denise Nolan Cascino dhe Lara Breay; Distributor: DreamWorks Animation dhe Paramount Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë e 36 minuta.
Zërat i huazuan: Will Ferrell (Megamind/Space Dad), Brad Pitt (Metro Man), Tina Fey (Roxanne Ritchi), Jonah Hill (Hal/Tighten) dhe David Cross (Minion).