Mark Ronson të martohet me të dashurën

Mark Ronson ka vendosur që të martohet me të dashurën e tij Josephine De La Bame, me të cilën është i lidhur që nga viti 2009.
Një zëdhënës ka konfirmuar se këngëtari dhe producenti, i cili ka takuar një numër femrash të jashtëzakonshme, planifikon që të martohet me aktoren dhe modelen franceze, pasi ishin publikuar foto të unazës së tyre të fejesës në revistën Purple.
“Nuk është ndjesia e martesës, edhe pse është mirë. Idea është për t`u martuar me dikë që, vërtet e dashuroni dhe dëshironi ta ndani jetën me të”, theksoi Ronson duke shtuar se ai është romantik edhe pse për francezen është dashur të lëvizë male.