E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni nuk tërhiqet

Pavarësisht asaj që ndodh, Silvio Berluskoni është i qetë dhe synon të ecë përpara. Një fakt i tille është pranuar nga vetë kryeministri italian, në një prononcim telefonik për një emision. Shefi i qeverisë nuk i është referuar në mënyre të qartë çështjes Rubi, por saktëson se ai është ë vendosur të përballet me të gjitha akuzat e ngritura kundër tij. ?Unë vazhdoj të punoj për shumë orë për interes dhe në të mire të gjithë italianëve. Përveç murit të opozitës, në rrugën tonë kemi gjetur edhe një pengesë tjetër: murin e atyre politikaneve që nuk janë në gjendje të qeverisin dhe që e kane çuar në krizëe këtë vend në të shkuarën?, ka deklaruar Berluskoni, duke iu referuar armikun të tij politik Xhanfranko Fini. Në qëndrimin e tij, kryeministri ka përsëritur edhe njëherë se nuk synon ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, pasi sipas tij, ato do të ishin në dëm të Italisë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›