Protesta te gjyqtareve ne France
Gjyqtaret ne France kane dale ne rruge duke mbyllur gjykatat anembane vendit ne shenje proteste per ate qe e quajne si nderhyrje juridike nga ana e presidentit Nikola Sarkozi.
Duke mbajtur te veshur veshjen tradicionela te zeze te gjykatesit ata nisen protesten e tyre ne qytetin perendimor te Nantes.
Gjykatat anembane vendit u mbyllen pervecse per rastet urgjente.
Gjyqtaret thane se ata jane te zemeruar me reformat qe kercenojne lirine e tyre si dhe me komentet e z. Sarkozi per ceshtje te rendesishme.
Javen e kaluar Z.Sarkozi e etiketoi nje te dyshuar per vrasjen e nje gruaje te re si fajtor perpara fillimit te gjykimit. Ai kritikoi gjykatesin qe nuk la nje oficer per te vezhguar subjektin e hetimit i cili ishte liruar se fundmi nga burgu dhe kishte 15 akuza te meparshme nga vjedhje ne perdhunim.