E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli refuzon ofertën për kryetar Kuvendi

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi ndërmjet kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi dhe atij të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Takimi është zhvilluar në shtëpinë e liderit të AKR-së, Pacolli në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Kreu i PDK-së Hashim Thaçi i ka ofruar Pacollit postin e kryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrit dhe katër ministri, ofertë që është refuzuar nga AKR-ja.

Pacolli nuk ka hequr dorë nga insistimi i tij për të marrë postin e të parit të vendit. Paralajmërohet për bisedime të reja ndërmjet krerëve të PDK-së dhe AKR-së në mënyrë që të arrihet marrëveshja për krijimin e koalicionit qeverisës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›