Shqiperia marrezia jone e perbashket

Ne 21 janar isha atje prane tyre. Pashe edhe nje here shqiptarin ate shqiptar
qe kisha lexuar nder vite nder shekuj. Ishte aty po ai i njejti pa me te voglin dallim dhe ndryshim. Ishte po ai i se paku kohes se Skenderbeut i shpalljes se pavaresise i 1913-s ishte po ai qe deboi me arme Princ Vidin ishte po ai qe beri Revolucionin e Qershorit te 1924-s ishte po ai qe gjuajti ndaj Ahmet Zogut ishte po ai i luftes vellavrasese te lsquo44-s ishte po ai i krimeve te tmerrshme te komunizmit ishte po ai qe vrau Arben Brocin ne lsquo90-n ishte po ai qe dogji Shqiperine ne lsquo97-n ishte po ai qe pushtoi Kryeministrine ne lsquo98-n.
Ne nje qiell te hapur dhe pa re befas shkreptijne rrufete e marrezise sone kolektive te asaj marrezie qe kishim hamendesuar se e kishim flakur diku ne skutat e erreta te subkoshiences.
Por jo Libidoja jone kolektive shfaqet kete here jo seksuale sic mendonte Frojdi duke nxjerre prej nesh pjesen tone me te erret me te brendesuar me te fshehte me te dhunshme me meskine me shtazarake duke nxjerre prej nesh marrezine tone.
Isha aty per te perjetuar marrezine e nje grupi ndaj nje tjetri isha aty per te pare perballjen e ca pabuksave me disa rrogetare te mjere qe cdo fund muaji mendojne per daten e hedhjes se rrogave per te kuptuar armiqesine tone te perbashket divorcin me cdo lloj vlere me cdo lloj ndjenje humane dhe flirtimin tone perfundimtar me Djallin me te keqen perversen arrogancen hakmarrjen.
Isha aty per te kuptuar mangesite tona moskulturimin tone hendeqet e enderritjeve tona mes ideales dhe realitetit atij realiteti qe jemi te destinuar ta perjetojme perdite ta vuajme ta shkaterrojme ne perditesine tone dhe serish ta rindertojme ne hamendesimet tona.
Ate te premte isha atje mes tyre mes halleve dhe problemeve te tyre isha mes paditurise se tyre injorances se tyre isha mes perdorimit te tyre ne menyren me te keqe nga nje grup tjeter qe ndiqte cdo levizje te tyre nga pertej perdja isha mes arrogances se tyre isha mes mosndjesise se tyre isha mes lukunise se tyre isha mes verberise se tyre asaj verberie qe me te drejte Saramango pershkruan tek Verberia e tij edhe pse verberia e asaj dite ishte e zeze ashtu si pergjithesisht eshte verberia e jo e bardhe perkundrejt asaj qe Saramango na rrefen.
Ate te premte isha ne familjet e tyre prane nenave bashkeshorteve femijeve motrave vellezerve te tyre. Shihja ne veshtrimet e tyre frike dhe ankth ndersa zemrat e tyre kishin ndalur dhe ishin perqendruar atje tek ata ne sheh.
Isha atje per te pare se si nuk duhet te jemi per tu thene se si kemi qene dhe per ti ndalur per ti bindur per ti thirrur Ne emer te Zotit cfare beni
Ate te premte i dhashe te drejte marrezise se Don Kishotit per menyren e tij te ndryshimit te botes i dhashe te drejte utopizmit te Marksit me tezat e tij idealiste per shtetin ideal i dhashe te drejte Odin Mondvalsenit i cili nuk e kishte aq keq qe pretendonte se ishte danez ndersa me lot nder sy krijova nje hendek te pakapercyeshem me vetjen shqiptare.