E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrioni: Fotografia-simbolika e shprehive artistike në ditët që jetojmë

Nga Raimonda Moisiu

Në parathënien e librit 150 vjet, fotografi shqiptare, kritikja Suzana Varvarica Kuka shprehet: Qerim Vrioni është studiuesi që e ka lidhur jetën e tij kërkuese e intelektuale me gjithçka që ka afërsi me fotografinë shqiptare, me autorët e saj, me fotot, me personazhet, përmbajtjet, temat, subjektet dhe objektet që kanë fotografuar, me faktet patriotike, natyrore, mjedisore, urbane dhe psikologjike nga jeta e tyre. Qerim Vrioni është studiues i fotografisë dhe fotograf. Në vitin 2005 ka botuar librin Fotografia një grusht diell që është i pari për fotografinë në historinë e kulturës shqiptare, kurse në vitin 2009 botoi 150 vjetfotografi shqiptare. Ka shkruar me dhjetëra analiza e studime për fotografinë shqiptare e atë të huaj, në shtypin shqiptar, në Republikën e Kosovës, SHBA, Rumani, Greqi, Angli, Maqedoni, Itali, Mal i Zi etj. Pjesëmarrës me fotografi i disa edicioneve të konkurseve kombëtare Marubi në Tiranë dhe Gjon Mili në Prishtinë. Është bashkautor në albumin fotografik 50 years of the University Of Tirana in 100 photos dhe organizator më 2008 në Tiranë, Vlorë dhe Prishtinë, veprimtarinë: 150 vjet- fotografi shqiptare, të shoqëruar me materialin historik me videoprojektin e rreth 70 fotove më të vjetra shqiptare dhe pjesëmarrës në Ekspozitën e Mesdheut në korrik 2009, të organizuar në Romë (Itali), ku përfaqësoi Shqipërinë me gjashtë foto. Në këtë bisedë tejet interesante dhe me vlera qytetare, intelektuale, kombëtare e historike, studiuesi i fotografisë dhe fotografi Qerim Vrioni na rrëfen kriterin kronologjik të fotografisë në historinë e kulturës shqiptare.

Kam shfletuar dhe lexuar me interes të veçantë dy librat tuaj -Fotografia-një grusht diell dhe 150 vjet fotografi shqiptare. Sinqerisht jam ngazëllyer nga mjeshtëria e kulturës profesionale dhe thelbi i fotografisë së mrekullueshme artistike. Cila ka qenë eksperienca tuaj e parë me fotografinë?

Kam nisur të fotografoj me një aparat amatorësh, rreth 20 vite më pare, pamje të Gjirit të Vlorës, një nga vendet më panoramike të Shqipërisë. Sidomos, perëndimet e diellit aty, janë të magjishëm, në mund të shprehemi kështu. Atje, dielli dhe deti shkëmbejnë nuanca ngjyrash duke shtuar ndërsjelltasi mrekullinë pamore të secilit, natyrisht, edhe të gjithë pamjes. Të veçantë janë në atë hapësirë, Karaburuni, Sazani dhe Kepi i Treportit, që e bëjnë mjaft tërheqës peizazhin, sidomos i pari që ndonëse ze një pjesë të madhe të horizontit, nuk e rëndon atë, përkundrazi. Më pas përdora një aparat më profesional. Ndoshta magjia e Gjirit të Vlorës më nxiti të fotografoj e, më vonë ti përkushtohem sidomos studimit të saj.

Ju vendosët të studioni artin e fotografisë, krahas studimeve të tjera? Si kini arritur ju të procedoni në udhëtimin tuaj, të jeni kreativë rreth portreteve, peizazheve, kompozimeve -, madje edhe kumteve në fotografi??

Për studimin e fotografisë shkak u bë një foto e Kel Marubit e botuar në albumin The Photo Book (Londër,1999). Aty ishin përmbledhur 500 foto nga gjithë kohrat, të përzgjedhura nga një komision i posaçëm i Shtëpisë Botuese Phaidon, më e njohura në botë për artet pamore. Fotoja kishte titullin Kapiteni Mark Raka dhe Bajraktari i Shalës (1922). Komenti i shkurtër shoqërues thoshte ndër të tjera, se fotoja ka dramaticitet, teatralitet, por nuk kuptohej se çfarë po ndodhte. Kjo më shtyu të kërkoj rreth saj e, u nisa nga viti 1922. Në Historinë e Shqipërisë (1965), gjeta se atë vit qeveria kishte bërë çarmatimin e popullsisë civile. Me njëherë i vura titullin Dorëzimi i armëve. Botova një shkrim mbi të në revistën XXL, ishte shkurti 2001, diçka rreth një formati A4. Më pas mësova të dhëna të tjera historike rreth fotos. Sot ajo përgjithësisht, botohet me titullin që e botova unë në revistën XXL, ndonëse në regjistrin e Fototekës Marubi shënohet Kapiteni Mark Raka dhe bajraktari i Shalës. Duke hulumtuar mbi këtë fotografi, botova pas disa kohësh, shkrimin e përfunduar, rreth dy faqe në Gazetën Shqiptare (2 maj 2002). Kjo më shtyu të shihja me tjetër sy foto të tjera të Marubëve e, ti analizoj ato. Ndërkohë, shkrova një artikull edhe për foton Pikaso duke vizatuar me dritë(1949), të fotografit amerikan me origjinë shqiptare Gjon Mili, gjithashtu e përfshirë në albumin e sipërpërmendur. Në këtë sipërmarrje, ta quajmë kështu, më ka ndihmuar edhe një farë njohje që kisha për pikturën të përftuar edhe nga shoqëria me piktorë.

Duke u fokusuar në librat tuaj, Fotografia një grusht diell, 150 vjet fotografi shqiptare, apo Shqipëria në ekspozitën fotografike ., ka një shtrirje të gjerë të fakteve dhe ju bashkëngjitni një vlerë të madhe edukimit kuptimplotë të vetëdijes njerëzore, kombëtare e të natyrës, në pikëpamje të kulturës në të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Pse zgjodhët shekullin e kaluar si fokus i një libri mbi fotografinë? A mund të na jepni disa mendime rreth tyre?

Zgjodha shekullin e kaluar, më saktë, gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe të parën e qindvjeçarit 900, pra rreth njëqind vjet, sepse në atë ndërkohë, fotografia shqiptare ka hedhur jo vetëm hapat e para, por dhe ato të sigurta në një veprimtari që do hynte edhe në artet pamore. Fotografët nisën të kristalizojnë individualitet e tyre në gjini të ndryshme, si peizazhe, portrete, kompozime etj. Kel Marubi, ndoshta është më i suksesshmi, sepse përveç fotos së trajtuar më sipër, ka lëvruar me arritje të dallueshme disa gjini të fotografisë. Gjithashtu, përmendim se fotografia jonë në kapërcyell të shekujve XIX dhe XX, ka mbështetur Lëvizjen Kombëtar për pavarësi, duke i bërë jehonë përpjekjeve të çetave patriotike që luftonin pushtimin otoman. Një gjini tjetër të fotografisë e lëvruar në atë kohë, ishte dhe peizazhi me të cilën njiheshin shqiptarët, por edhe të huajt, me bukuritë natyrore të vendit. Nuk i kanë shpëtuar syve të fotografëve të njëqindvjeçarit të parë, edhe njerëzit të cilët kishin kontribuar për lartësimin e Kombit në fusha të ndryshme. Kështu, Vani Burda përjetëson Ismail Qemalin, Petro Dhimitri përngrin në letër Isa Boletinin, mbretin Ahmet Zogu e fotografon Kel Marubi, Kristo Shuli ndeh në fotografi portretin e pikturuar të Naum Veqilharxhit, portreti i Migjenit realizohet nga Gegë Marubi, për të përmendur vetëm fare pak syresh. Gjithashtu, edhe ngjarjet e ndryshme me rëndësi historike janë përfshirë në opusin e fotografëve shqiptarë të njëqindvjeçarit të parë, psh. Ngritja e Flamurit në Kalanë e Rozafës, më 1914, pas largimit të pushtimit malazez, fotografohet nga Kel Marubi, festimet e Përvjetorit të parë të Shpalljes së Pavarësisë i përkasin aparatit të Petro Dhimitrit, Shkolla e Parë shqipe në Korçë, foto e Kristo Shulit, heroizmi i Gjashtë Dëshmorëve të Ormën-Cifligut (1911), frymëzon Vani Burdën për fotopllakatin për ta etj. Me rëndësi të madhe edhe për mbajtjen lartë të frymës së Rilindjes Kombëtare pas 28 Nëntor 1912, patën edhe kartolinat e fotografëve shqiptarë. Ata, i krijonin ato duke përdorur foto të figurave të shquara të Kombit, si Skënderbeu, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Pashko Vasa, Ahmet Zogu etj, e, i lidhin këto me simbole të shqiptarizmit. Po ashtu, në kartolinat paraqiteshin edhe ngjarje historike si psh. Ngritja e Flamurit në Kalanë e Rozafës (1914), festimet e Përvjetorit të parë të Pavarësisë. Në këtë lëmë, janë dalluar më shumë Kel Marubi dhe Vani Burda, më të shquarit e atyre të cilët mund të quhen Fotografët e Rilindjes.

A mund të na tregoni pak për procesin e kërkimeve studimore e shkencore në librin enciklopedik 150 vjet-fotografi shqiptare? Shënimet tuaja nënkuptojnë bashkëpunimin tuaj të

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›