E Enjte, 5 Nëntor 2026

Markez ankohet për motorin e tij

“Unë nuk e di se ku jam. Nuk e kuptoj, as unë dhe as fiziku im, se si jam.” Me këto dy fjali, Márquez përmblodhi evolucionin e tij fizik nëntë gara pas rishfaqjes së tij në garat e MotoGp. Piloti spanjoll, i cili qëndroi një vit pa garuar për shkak të dëmtimit që pësoi në Jerez 2020, u kthye në Kampionatin Botëror me dëshirat e tij të zakonshme, por hasi në një problem të rëndësishëm: RC213V paraqiti shumë vështirësi në drejtim.

Nja dy vjet më parë, ky detaj mund të kishte kaluar pa u vënë re me veprimet e një piloti i cili arriti në majat më të larta të këtij sporti. Në një kohë që ai ende po merret me rikuperimin e shpatullës së tij të djathtë, Marquez nuk mund të merret edhe me mangësitë e një motori në të cilin ka ende detaje për pëmirësuar.

Honda ka punuar për të zgjidhur të gjitha dobësitë e saj. Në fakt marka japoneze është duke punuar për një revolucion për vitin 2022, në mënyrë që kampioni i saj të rimarrë kryesimin e MotoGp. Por vetë Márquez pranon se ky vit tranzicioni nuk do të ishte i nevojshëm nëse fiziku i tij do të ishte 100%. Ai është i sinqertë për një realitet kur e di se rezultatet e mira do të vazhdojnë të mungojnë këtë sezon, ndërsa ai do të vazhdojë të rikuperohet.

“Tani fiziku im më lejon të drejtoj një motor, por jo të bëj magji” – thotë Marquez. – Nëse do të isha prapa konkurrentëve të tjerë në garë, atëherë do të shqetësohesha, por unë jam midis të parëve, pavarësisht se kam humbur dy gara”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›