E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përplasje në kufirin mes Gazës dhe Izraelit, të paktën 42 persona të plagosur

Të paktën 41 palestinezë, mes të cilëve edhe një 13-vjecar, si dhe një ushtar izraelit janë plagosur pas zjarrit të hapur nga izraelitët në kufirin mes Gazës dhe  IZraelit. 
Dhuna shpërtheu pasi qindra palestinezë morën pjesë në një demonstratë që u zhvillua të shtunën në organizimin e Hamasit kundër bllokdës izraelito-egjiptiane ndaj territorit. Demonstrata përshkallëzoi pasi dhjetra persona iu afruan gardhit kufitar, duke hedhur gurë dhe eksplozivë ndaj ushtarëve izraelit.  
Ushtria izraelte ndërkohë ka bërë të ditur se pas demonstratës së dhunshme, avionët luftarakë kanë goditur katër godina të prodhimit dhe magazinimit të armëve që i përkisin Hamasit dhe se ushtria ka zbarkuar trupa shtesë në rajonë pranë kufirit me enklavën palestineze.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›