Uragani “Grace”godet Meksikën, 8 persona humbin jetën

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në meksikën lindore pasi ky rajon u godit nga uragani Grace, icilu u shoqërua me shira të rrëmbyeshëm dhe erëëra të forta, shpejtësia e të cilave shkoi deri në 200 kilometra në orë, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Humbjet e jetëve dhe dëmet më të mëdha material u shënuan në shtetin e Verakruzit, ku stuhia ishte aq e fortë sa shkuli pemët me gjithë rrënjë. Në qytetin kryesor të ketij shteti, Xalapa, shumë rrugë u kthyen në lumenj balte.
Ndërsa lëvizi në brendësi të vendit, urganai u dobësua duke kthyer në stuhi tropikale. Megjithatë erërat e forta dhe rreshjet shkaktuan më shumë përmbytje ndërsa Grace lëvizi në very të Meksiko City.