E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marko Dajti: Busti i Enverit do të vendoset tek Piramida

Një bust i Enver Hoxhës, ku udhëheqësi komunist shfaqet me uniformë ushtarake dhe me pistoletë në brez pritet të zërë vend pranë Piramidës. Së paku, ky është premtimi që jep Marko Dajti, drejtues i Partisë së Punës së Riorganizuar. Ai zbulon në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" edhe pamjen e bustit, rreth 3 metra i lartë, i realizuar vite më parë nga skulptorët e njohur Janaq Paço dhe Odise Paskali. 

Kreu i PPSHR-së, bën me dije se partia e tij i ka drejtuar një kërkesë Këshillit Bashkiak të Tiranës, për këtë çështje. Nga ana tjetër, ai shton se është optimist që kërkesa do të miratohet, pasi Partia Demokratike dhe kryebashkiaku Basha u kanë një borxh të madh moral komunistëve shqiptarë në rolin që luajti Hysni Milloshi e Muharrem Xhafa për rotacionin në krye të bashkisë, ndërsa LSI iu ka premtuar votën pro. Por a kanë frikë komunistët se busti do të dëmtohet? 

"Jo. Ne nuk e kemi sulmuar bustin e Ahmet Zogut, megjithëse mbreti-satrap erdhi në fuqi me bajoneta ruse e serbe. Zogistët e dinë shumë mirë se Sigurimi i Shtetit të Enver Hoxhës i kontrollonte edhe pjatën e gjellës Ahmet Zogut, por Enveri kurrë nuk pranoi ta vriste", thotë Dajti. Busti, ruhet në "një vend sekret" nga një "proletar" i varfër, gjyshi i të cilëve e ka strehuar Hoxhën në vitet e luftës, kur ishte në ilegalitet dhe ndiqej këmba-këmbës nga fashistët. 

(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare) 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›