E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marko Mengoni, talenti i “X Factor”, fiton ne Festivalin e Sanremos

Marko Mengoni ka fituar edicionin e 63 te Festivalit te Sanremos. Me nje mbeshtetje te jashtezakonshme te publikut nga shtepia, Mengoni ka marre edhe vleresimin e jurise, duke u renditur i pari nder fituesit e festivalit me te njohur te muzikes italiane. Kengetari qe u zbulua si talent ne “X Faktor”, ka triumfuar me kengen “L’esenziale”, ndersa ne vendin e dyte eshte renditur Elio e le Storie tese, me kengen “La canzone mononota”, kenge qe ka rrembyer edhe cmimin e kritikes “Mia Martini” dhe ate te orkestrimit me te mire, ndersa ne vend te trete eshte pozicionuar grupi “Modà” me kengen “Se si potesse non morire”. Kengetari fitues i edicionit te 3-te “X-Factor Italia”, tashme do te perfaqesoje Italine ne Eurovision Song Contest, qe mbahet ne Suedi nga data 14 ne 18 maj te ketij viti. Kenga qe do te perfaqesoje Italine ne kete eveniment, nuk do te jete kenga me te cilen Marco arriti te rrembeje cmimin e pare ne “Sanremo”. Gjate pese neteve sa zgjati ky festival, publiku i gjere italian ka ndjekur performanca dhe kenge nga me te ndryshme. Antonio Maggio ishte fitues ne konkurrencen e 14 te rinjve, mes tre finalisteve te cilet shkuan ne naten finale Moda, Marco Mengoni dhe Elio e le storie Tese. Fituesi u shpall me sistem te perziere vleresimi: 25% nga televotimi i publikut, qe iu shtua klasifikimit provizor te nates se trete, ndersa pjesa tjeter (50%) ka qene ne doren e jurise se eksperteve. Me pas, tre konkurrentet kane kaluar ne nje tjeter faze votimi, ku jane ripropozuar serish ne skenen e Aristonit (50% televotimi e 50% juria). Nata finale eshte dominuar nga te ftuar VIP, mes te cileve kengetari me fame nderkombetare, Andrea Boceli, i cili e ka nisur karrieren pikerisht nga kjo skene. Nderkohe, festivali eshte ndjekur nga nje numer shume i madh telespektatoresh. Mbi 13.6 milione spektatore e kane ndjekur naten finale te festivalit, i cili eshte drejtuar gjate tre neteve te tij nga Fabio Facio dhe Luciana Litizeto. Kjo eshte audienca me e madhe, qe prej vitit 2000.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›