Rikonstruksioni, vila ku do jetoje familja presidenciale
Formati me i ri i Televizionit Klan, nen drejtimin e Floriana Garos, qe ne puntaten e pare i prezantoi publikut risite nga moda, showbizi, arkitektura, por dhe detajet mbi rikonstruksionin e Rezidences Presidenciale ne vend. Kjo ndertese do te jete banesa e ardhshme ku do te jetoje familja e Presidentit te Republikes, Bujar Nishani. Ndertesa e quajtur “Vila nr. 4”, e ndertuar rreth viteve 1960, ndodhet brenda territorit te Pallatit te Brigadave, ne afersi te Liqenit Artificial dhe ka nje siperfaqe prej rreth 520 metrash katrore. Aktualisht, ndertesa eshte duke iu nenshtruar nje rikonstruksioni te plote, i cili do ta shnderroje ate ne nje rezidence bashkekohore presidenciale. Ne projektin e ri qe eshte hartuar nga arkitekti, vila kthehet nga nje stil klasik, ne nje stil modern. Eshte hequr catia, dyert, dritaret, parketi, pothuajse cdo gje i eshte nenshtruar rikonstruksionit. Ne katin e pare jane dhomat e ndjenjes, studio, dhome ngrenie dhe nje pjese qe i perket sherbimit te Presidentit. Ne katin e dyte jane dhomat e gjumit. Ne lidhje me te, Zonja e Pare, Odeta Nishani, pohoi se arredimi i brendshem i rezidences do te jete tradicional shqiptar i nderthurur modernen. Vila eshte 520 metra katrore, ku me gjithe ambientet e pishinave dhe tarracave shkon rreth 900 metra katrore ne te gjithe hapesiren e saj. Rikonstruktimi i kesaj ndertese do te perballohet nga fondi prej rreth 50 milione lekesh, i akorduar nga qeveria me vendim te Keshillit te Ministrave. Projekti per rikonstruktimin e saj u hartua nga arkitekti Artan Jaca, me mbeshtetjen e vecante te Zonjes se Pare, Odeta Nishani. Arkitekti shprehet se me kete projekt, kerkohet te krijohet nje histori e vogel dhe e thjeshte, nje lloj riveshje, duke devijuar paksa nga nostalgjia nese me nostalgji kuptohet dicka negative, dicka qe te pengon te shkosh perpara. Ne projektin e kesaj vile teper te zakonshme ajo qe intereson me teper jane hapesirat dhe atmosfera qe krijohet. Nje atmosfere teresisht mesdhetare e gershetuar kjo modernizmin europian te viteve 50-60 dhe optimizmin qe ai perfaqesonte. Banoret e fundit qe kane jetuar ne kete ndertese, kane qene familja e presidentit Moisiu, nderkohe qe Presidenti pasues Bamir Topi, preferoi te qendronte ne rezidencen e tij personale. Rikonstruksioni i saj i plote, do ta shnderroje ate ne nje rezidence te denje per nje familje presidenciale, jo vetem per familjen e presidentit Nishani, por edhe per pasuesit e tij te ardhshem.