Prokuroria rihap hetimet per vrasjen e Eleni Bashos
Sipas prokurorisë, janë siguruar disa prova dhe fakte të reja, që mund të dërgojnë tek dorasi që ekzekutoi me dy plumba 33 vjeçaren farmaciste. Pritet, sipas akuzës, që në ditët në vazhdim, përveç rivlerësimit të të gjitha provave të siguruara mënjeherë pas ngjarjes, të rimerret në pyetje familjarët e viktimës dhe bashkëshorti Ilia Basha. Ky i fundit, 25 ditë pas ngjarjes u arrestua si i dyshuar kryesor i kësaj vrasje, por, u la i lirë dy muaj më pas nga prokuroria për mungesë të provave. Sipas prokurorisë, pyetjes nuk do ti shpëtoj edhe ish-e dashura e Ilia Bashos, shtetasja Y.Shehaj, e cila pas ngjarjes pranoi se kishte pasur një marrëdhënie jashtë martese me bashkëshortin e viktimës. Eleni Basho, nëna e dy fëmijëve u vra me dy plumba mbrëmjen e datës 2 shkurt 2012 në afërsi të banesës së saj në Shkozë të kryeqytetit. Fillimisht u dyshua si një vrasje e kryer gjatë një grabitjeje, por më pas policia akuzoj bashkëshortin e viktimës, Ilia Bashon si organizatori dhe shtytësi I kësaj vrasje për shkak të një lidhje jashtë martesore. Por, me rihapjen e çështjes, sipas akuzës, pritet zbardhja edhe e shkakut të vrasjes së farmacistes 33-vjeçare.