E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marko Metaraci gjithnjë e më larg Interit

Milano - E ardhmja e Marko Materacit tek skuadra e Interit duket gjithnjë e më larg. Këtë e konfirmon menaxheri i tij, Vinçenzo Morabito, i cili deklaron se klienti i tij kërkon një ekip ku t’i garantohet formacioni i parë.

“Dëshirë e Markos është të luajë rregullisht sezonin e ardhshëm, pasi ai dëshiron ende të jetë pjesë e ekipit kombëtar. Nëse ai do të luajë rregullisht me Interin, atëherë ai mund të qëndrojë. Përndryshe, ai mund të largohet në drejtim të ndonjë ekipi tjetër, në Itali ose jashtë saj”, deklaron menaxheri i Materacit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›