E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidan: Reali duhet të bëjë gjithçka për Riberinë

Madrid - Reali i Madridit duhet të fitojë garën për të marrë shërbimet e futbollistit francez Frank Riberi. Këtë apel e lëshon ish-legjenda e klubit madrilen dhe e futbollit botëror, Zinedin Zidan. “Zizu” deklaron se Reali duhet të lëvizë çdo gurë për të arritur tek mesfushori i Bajernit të Munihut dhe përfaqësueses së Francës.

“Shpresoj shumë që Reali të arrijë një marrëveshje për Frank Riberinë. Do të ishte avantazh i madh për një klub që të kishte në organikën e tij një futbollist të tillë. Nëse është arritur marrëveshja mes Realit dhe Bajernit, atëherë jam mese i sigurte se Riberi do të shkojë në Spanjë”, deklaron Zinedin Zidan.

Riberi është një nga futbollistët më të kërkuar aktualisht në Evropë. Në Spanjë Reali duhet të mposhtë edhe rivalitetin e Barcelonës, e cila interesohet prej kohësh për francezin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›