Super sfida Tirana-Vllaznia me gjyqtarë të huaj
Tiranë - Super ndeshja e gjithë kampionatit të 70-të kombëtar, mes Tiranës dhe Vllaznisë, do të gjykohet nga arbitra të huaj. Kampionati kombëtar do edhe dy ndeshje nga përfundimi, ku javën e fundit sytë do të jenë përqendruar tek ndeshja e kryeqytetit mes dy kryesuesve, takim i cili pritet të shpallë edhe skuadrën kampione.
Vllaznia ndodhet në krye me një pikë më shumë se Tirana. Nesër, në javën e parafundit, Vllaznia do të presë në Shkodër modestët e Lushnjes, ndeshje e cila duket e lehtë për ta.
Ndërsa, Tirana do të përballet në derbi me skuadrën e Dinamos. Tiranës i duhet patjetër fitorja në këtë takim, pasi me çdo rezultat tjetër do t’i thoshte lamtumirë titullit pa u përballur ende me Vllazninë.