E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marko van Basten i jep lamtumirën Ajaksit

Amsterdam - Marko van Basten nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Ajaksit. Shkaku i largimit të trajnerit të njohur nga kjo skuadër është mosarritja e objektivave të fillim sezonit. Van Basten mori drejtimin e Ajaksit menjëherë sapo u largua nga stoli i kombëtares holandeze në përfundim të evropianit 2008.

Ajaksin në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Tuentes do ta drejtojë ndihmës-trajneri John van't Schip. Skuadra më e njohur holandeze është në vendin e tretë në Holandë, dhe me këtë pozicion nuk arriti dot të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›