Marnach takohet me Thaçin për Limajn

Derisa deputeti Fatmir Limaj, është duke u përballur me akuza nga EULEX-i për rastin “Kleçka”, shefi i këtij misioni është takuar me liderët e vendit, pikërisht për rastin e deputetit Limaj.
Burime të sigurta të Indeksonline kanë bërë të ditur se shefi i EULEX-it Xavier de Marnach, është takuar me kryeministrin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Jakup, Krasniqi, ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj dhe me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi.
Ata janë takuar në ndërtesën e qeverisë./Indeksonline/