E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimtarët rrihen për Ibrahim Rugovën

Në shkollën fillore “Thimi Mitko” në Gjilan ka ndodhur një rrahje derisa po rregullohej për 28 nëntorin.

Sherri ka filluar pasi është hequr një fotografi e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova raporton KlanKosova.

“Kur drejtori ka dhënë urdhër unë kam reagu normal. Ai e ka pranu që vetë ka dhënë urdhër dhe më ka ra grusht, edhe më ka ra njëherë shkelm” ka thënë Rabit Ademi arsimtar në këtë shkollë.

Bujar Nevzati drejtor i Arsimit në komunë të Gjilanit e mbron drejtorin e shkollës “Thimi Mitko”. “Arsimtari Rabit Ademi ia ka ngritur gishtin te hunda drejtorit”

Drejtori i shkollës Nexhat Selmagjaj nuk ëshë përgjigjur.

Rasti është paraqitur në polici e më pas në gjykatë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›