Marnhac: Dhuna në veri e papranueshme

Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, ka deklaruar se aktet e dhunës në veri të Kosovës janë të papranueshme dhe se ato do të hetohen dhe procedohen nga ana këtij misioni.
Këto janë disa vlerësime që janë të përfshira në raportin e Marnhacut për seancën e Këshillit të Sigurimit të 29 nëntorit kushtuar Kosovës, raporton rtv21.
Marnhac ka theksuar se EULEX-i në veri, në kalimet kufitare, do të mbajë prani të fuqishme policore dhe se do të vazhdojë me patrullimet aty ky fizikisht do të jetë e mundur si dhe të vazhdojë hetimet lidhur me djegien e pikave kufitare dhe incidenteve që kanë ndodhur.