E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dep braktis Francën për shkak të taksave

I martuar me këngëtaren dhe aktoren e njohur franceze Vanessa Paradis, babai i dy fëmijëve Xhoni Dep thotë se do të kthehet në SHBA pas persekutimit të gjatë nga zyra e taksave franceze, pasi ai kishte qëndruar në Francë mbi afatin e caktuar për turistët. 

Pas dëshirës së bashkëshortes për të jetuar dhe rritur fëmijët në Francë, Dep ka bërë shpesh rrugën Francë-SHBA. Ndërkohë që zyra e taksave këmbëngul në marrjen e një leje qëndrimi dhe në mbartjen e tij në Francë duke paguar taksën përkatëse. Dep ka refuzuar të gjitha propozimet e mësipërme duke pohuar se do të kthehet në vendin e tij./Start/A. Kokiçi/

                                                                                             2011-11-08 13:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›