Sarkozi: Netanjahun s´mund ta shoh më, është gënjeshtar!

“Nuk mund ta shoh më, ai është një gënjeshtar”, i ka thënë Obamës në frëngjisht, Presidenti Sarkozi.
“Ju mund të mos e keni qejf, por unë, unë duhet të merrem me të çdo ditë”, është përgjigjur Obama.
Këmbimi i mendimeve lidhur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu është bërë gjatë samitit të G 20-ës.
Kjo bisedë është cituar nga uebsajti francez “Arret sur Images” dhe është konfirmuar edhe nga mediet e tjera ndërkombëtare përfshirë edhe “BBC”-në.
Biseda, e bërë gjatë një takimi privat, është dëgjuar nga disa gazetarë por megjithatë është mbajtur e fshehtë për ditë të tëra. Thuhet se Obama po fliste me Sarkozinë lidhur me votën pro të Francës për anëtarësimin e Palestinës në UNESCO, anëtarësim të cilin SHBA-të e kundërshtuan fort.
/Start/F. Prroni/
2011-11-08 11:18