E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më pak banorë në Lituani: Në dy dekada, ulje 20% e popullsisë

Gjatë dy dekadave të fundit numri i banorëve të Lituanisë ka rënë me 20 për qind. Kryesuesja e Shërbimit të Statistikave, Vilija Lapenijene, shpreh se njëri nga shkaqet kryesore të shifrave është procesi i emigrimit. Ndërkohë Shërbimi i Qeverisë për Statistika ka bërë të ditur se Lituania në fillim të shtatorit ka pasur 2.988.000 banorë, 19.300 më pak se në janar.
 

Gjithashtu një numër i konsiderueshëm i lituanezëve ka emigruar në vendet e huaja, sidomos në Irlandë dhe Britani. Rritja e numrit të vdekjeve ka tejkaluar numrin e lindjeve, pasi në periudhën në mes të janarit dhe shtatorit numri i të vdekurve ka lënë mbrapa atë të lindjeve me 4.200.
 

Qeveria është e shqetësuar që zvogëlimi i popullsisë ka ndodhur me gjithë hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian në vitin 2004, si dhe me përmirësimin e standardit të jetesës në dhjetëvjeçarin e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›